Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Film & Tv

Pas dy vitesh vonesë, gati sezoni i dytë i “The Witcher”!

Netflix ka entuziazmuar  fansat e serialit  “The Witcher”, me publikimin e datës së lançimit të sezonit të dytë.

Adhuruesit kanë pothuajse dy vjet që po e presin rikthimin e personazheve të dramës fantastike, Geralt Of Riva, Yennefer dhe Ciri, në ekran. Projekti pësoi vonesa të realizimit për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Geralt of Riva ndryshe i njohur si “The Witcher”, i bindur se Yennefer e ka humbur jetën në betejën e Soddenit, ai e sjell princeshën Cirilla në vendin në të sigurt që ai e njeh, që është shtëpia ku është rritur. Derisa mbretërit e Continentit, kukudhët, njerëzit dhe demonët luftojnë për të fituar pushtet, Geralt duhet ta mbrojë princeshën Ciri nga diçka shumë më e rrezikshme, fuqinë misterioze që ajo e zotëron përbrenda.

Rolet në sezonin e dytë të serialit i përsërisin aktorët: Henry Cavill, Anya Chalotra, Freya Allan, Joey Batey, MyAnna Buring, Tom Canton, Lilly Cooper, Jeremy Crawford, Eamon Farren, Mahesh Jadu, Terence Maynard, Lars Mikkelsen, Mimî M Khayisa, Royce Pierreson, Wilson Mbomio, Anna Shaffer dhe Therica Wilson-Read. Kasta e aktorëve është plotësuar edhe me shumë emra të rinj.

Disa prej regjisorëve që i kanë realizuar episode e këtij projekti të pëlqyer nga publiku janë, Stephen Surjik, Sarah O’Gorman, Ed Bazalgette dhe Louise Hooper.

Sezoni i dytë i serialit “The Witcher” fillon së transmetuari nga 17 dhjetori në Netflix.