Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Pas kritikave për humbjen e peshës së saj në “Met Gala”, reagon trajneri personal i Kim Kardashian!

Pasi befasoi publikun me pamjen e saj e veshur me fustanin e Marylin Monroe në ‘Met Gala’, ylli televiziv Kim Kardashian po kritikohet tani në rrjetet sociale se promovon sjellje jo të shëndetëshme për sa i takon mënyrës së të ushqyerit. Ylli i reality show-t u dobësua 7 kilogramë brenda 3 javësh, sepse në të kundërt, fustani nuk do mundej t’i mbërthehej dot. Por si ia doli të humbiste këtë peshë në kaq kohë? Miliarderja u rrëfeu për “Vogue”.

Ndërkaq së fundmi ka reaguar edhe trajneri i Kim, Don-A-Matrix, i cili ka sqaruar për TMZ humbjen e peshës së Kim për të hyrë në fustanin e Marilyn Monroe.

Unë mendoj se një nga keqkuptimet që njerëzit kanë për Kim është se nuk e dinë që ajo punon shumë, por unë isha atje gjatë procesit. Pra, ajo nuk vuajti urie. Dua të them, ajo ka mbajtur një dietë të ekuilibruar. Nganjëherë, ajo nuk hante aq shumë, por ajo punoi vërtet shumë.

Kur u pyet nëse Kim e humbi peshën në mënyrë të pashëndetshme, Don u përgjigj:

Aspak. Jo nga ajo që pashë unë. Ne ushtroheshim ndonjëherë dy herë në ditë. Është e mundur të humbësh 10 kilogramë në një mënyrë të shëndetshme.

Një ditë pas Met Gala-s, aktorja Lilli Reinhart, e kritikoi Kim-in për humbjen e peshës në Instagram, duke shkruar se ishte kaq i gabuar shembulli që po jepte për të rinjtë. Rikujtojmë, se Kim Kardashian ka thënë se Kanye West u largua gjatë monologut të saj në “Saturday Night Live”​​dhe se ata nuk kanë folur që atëherë. Kjo ndodh pavarësisht se ish-bashkëshorti i saj i dërgoi asaj një kamion plot me trëndafila në ditën e Shën Valentinit vetëm katër muaj më vonë në fillim të marrëdhënies së saj me Pete Davidson.