Celebrities Showbiz

Pas marrjes së vendimit nga gjykata, reagon për herë të parë motra e Amber Heard!

Pas përfundimit të gjyqit të shumtë kanë qenë yjet që kanë treguar mbështetjen e tyre për Johnny Depp dhe shumë të pakët kanë qenë ata që kanë mbështetur Amberin. Së fundmi motra e Amber, Whitney Heard reagoi për herë të parë pas dëshmisë së saj në sallën e gjyqit.

Ajo zgjodhi që të postonte një foto në rrjetin social Instagram ku kishte shkruar “Unë mbështes Amber Heard”.

Unë ende qëndroj me ty, motër. Dje, sot dhe nesër do të jem gjithmonë krenare për ty që qëndrove në këmbë për veten tënde, që dëshmove si këtu në Virxhinia ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar, dhe që jeni zëri i shumë njerëzve që nuk mund të flasin për gjërat që ndodhin pas dyerve të mbyllura. E dinim se kjo do të ishte një betejë e vështirë dhe se letrat ishin grumbulluar kundër nesh. Por ti u ngrite dhe fole pa marrë parasysh asgjë. Jam shumë e nderuar të dëshmoj për ty dhe do ta bëja një milion herë më shumë sepse e di atë që pashë dhe sepse e vërteta është përgjithmonë në anën tënde. Më vjen shumë keq që nuk u reflektua në vendimin e marrë nga kjo juri, por unë kurrë nuk do të heq dorë nga ti dhe dikush që qëndroi me ty. Përgjithmonë pranë teje… #standwithamberheard

Gjatë gjyqit të bujshëm që përfundoi të mërkurën, Whitney Henriquez dëshmoi në emër të vëllait të saj më të madh, duke i thënë gjykatës se Depp e goditi një herë dhe e ofendoi atë. Ndërkohë që nga ana tjetër avokatja e aktores së ‘Aquaman’ zbuloi të enjten se Heard nuk është në gjendje të paguajë shumën e madhe që i është caktuar si dëmshpërblim për Depp.