Celebrities Gossip Showbiz

Si është gjendja e Amber Heard pas humbjes së gjyqit me Johnny Depp?!

Amber Heard po e gjen mbështetetjen te familja e saj pas vendimit të gjykatës që shpalli fitues ish-bashkëshortin e saj Johnny Depp. Pasi juria mbajti anën e Depp, duke i dhënë atij 10.35 milionë dollarë dëmshpërblim dhe 2 milionë dollarë dëmshpërblim për kundërpadinë e saj, Heard, bëri ​​një deklaratë duke thënë se ishte “e zhgënjyer” nga vendimi, të cilin ajo e quajti një “pengesë” për gratë.

Një burim i thotë PEOPLE se Heard është “ende shumë e mërzitur” për vendimin, por ajo po fokusohet të bëhet një nënë më e përkushtuar pasi ka humbur kohë shumë të madhe gjatë gjyqit gjashtë-javor të mbajtur në Fairfax, Virxhinia. Aktorja e “Aquaman” mirëpriti fëmijën e saj të parë, vajzën Oonagh Paige, në prill të vitit 2021.

“Amber e kaloi fundjavën me vajzën e saj të vogël. Ajo është e frustruar për vendimin,” thotë burimi, duke shtuar se Heard “thjesht nuk e kupton se si” juria prej shtatë personash mori vendimin pro Johhny Depp kur të gjitha provat e paraqitura nga ekipi i saj ligjor ishin mëse të sakta.

Të enjten në mëngjes, avokatja e Heard, Elaine Bredehoft, konfirmoi se ata planifikojnë të apelojnë vendimin, duke pretenduar se vëmendja “e anashkaluar” e mediave sociale mund të ketë ndikuar tek juristët. Burimi shton se:

Për momentin, ajo dëshiron të fokusohet vetëm tek vajza e saj e vogël. Gjyqi i mori shumë kohë të veçantë nënës. Amber po pret me padurim të kaloi verën me vajzën dhe familjen e saj.

Disa ditë para fillimit të gjyqit, Heard ndau një foto në Instagram me vajzën e saj të vogël duke luajtur me tullumbace rozë teksa festonin ditëlindjen e saj të parë.

O vogëlushja ime sot është një vjeç. Ende nuk mund ta besoj që je këtu. Viti më i mirë.

Në qëndrimin e dëshmitarit gjatë gjyqit, Heard dëshmoi për përballjen me kërcënime me vdekje dhe për të parë njerëz që kërcënonin fëmijën e saj në internet. Ajo tha mes lotëve:

Jam ngacmuar, poshtëruar, kërcënuar çdo ditë. Edhe vetëm duke hyrë në këtë sallë gjyqi, duke u ulur këtu përballë botës, duke kaluar pjesët më të këqija të jetës sime, gjërat që kam përjetuar. Më poshtëroni. Njerëzit duan të më vrasin, dhe më thonë çdo ditë. Njerëzit duan ta fusin fëmijën tim në mikrovalë dhe më thonë këtë.