Celebrities Showbiz

Pas ngjarjeve të fundit, Britney Spears habit me veprimin e saj…

Këngëtarja e njohur, Britney Spears, ka postuar së fundmi në llogarinë e saj në “Instagram” një foto të saj nudo, gjë e cila i ka bërë fansat të dyshojnë nëse është apo jo ajo në të vërtetë. Shumë ndjekës të yllit të muzikës ‘pop’ janë të bindur se fotografia nuk është e saj ose dikush ka ndërhyrë me ‘photoshop’.

Ata kanë vënë re se në shpinën e artistes mungojnë disa tatuazhe dhe për këtë arsye nuk janë të sigurt nëse është ajo. Disa nga komentet në këtë foto ishin:

Ku është tatuazhi i saj në qafë? Kjo nuk duket si Britney.

Ne dimë që ti nuk je kjo.

https://www.instagram.com/p/CRCjL0EgiJT/

 

Edhe më herët fansat e Britney-t kanë dyshuar se ajo nuk e menaxhon vetë faqen e  saj të “Instagram”-it. Dyshimet lindën pas ajo publikoi një video ku shfaqej duke kërcyer me një palë taka të larta. Fansat e saj u shprehën të bindur se nuk ka asnjë mundësi që Britney të ketë qenë në një sallë kërcimi, sepse ajo ka qenë me pushime në Hawaii.

Rikujtojmë se, gjykata ka refuzuar kërkesën e Britney Spears për të hequr kujdestarinë e të atit. Gjykatësja Brenda Penny, që kryeson çështjen përpara Gjykatës Supreme të Los Angelesit, nënshkroi një vendim të ri, i cili vazhdon t’i japë babait të këngëtares Jamie Spears kontrollin mbi jetën e saj.

Ndërkohë, pas këtij skandali të bujshëm edhe njerëzit më të afërt të këngëtares duket se po e braktisin atë. Së fundmi, menaxheri i Britney Spears, Larry Rudolph ka vendosur të japë dorëheqjen. Sipas mediave, ai ka kërkuar të dalë në pension dhe është shprehur se nuk dëshiron të jetë i përfshirë në çështjen e kujdestarisë. Edhe avokati i saj, Samuel D. Ingham III, thuhet se do të japë dorëheqjen nga çështja e saj e kujdestarisë.