Gossip Showbiz

Pas skandaleve të njëpasnjëshme të kujdestarisë, menaxheri i Britney Spears jep dorëheqjen!

Të gjithë jemi njohur me historinë dhe deklaratat tronditëse të këngëtares së njohur Britney Spears lidhur me kujdestarinë e të atit. Këngëtarja nuk e fitoi dot betejën ligjore pasi gjykata mori vendimin ku vazhdon t’i japë babait, Jamie Spears, kontrollin mbi jetën e saj.

Së fundmi, menaxheri i Britney Spears, Larry Rudolph ka vendosur të japë dorëheqjen. Sipas mediave, ai ka kërkuar të dalë në pension dhe është shprehur se nuk dëshiron të jetë i përfshirë në çështjen e kujdestarisë.

Unë kurrë nuk kam qenë një kujdestar dhe gjëra që lidhen me këtë, kështu që nuk jam njohur me shumë nga detajet nga ajo histori. Unë kam qenë i zënë duke ndihmuar Britney-n të përparojë në karrierën e saj. Si menaxher i saj, mendoj se është më mirë të përjashtoj veten time nga kjo histori sepse mendoj se ajo nuk do të ketë më nevojë për shërbimet e mia.

Megjithatë ai u shpreh se i uron gjithë të mirat dhe se do të jetë gjithmonë pranë saj. Rikujtojmë, se së fundmi mamaja e Britney, Lynne Spears, e cila është divorcuar me babain e Britney-t në vitin 2002, ka folur për herë të parë në një lidhje telefonike me “The New Yorker” duke thyer kështu heshtjen. 

Ndërkohë, motra e saj, Jamie Lynn Spears, i ka dalë në mbrojtje Britney-t, ku tha në një video të publikuar në llogarinë e saj në “Instagram”, se nuk ka folur më parë, pasi i takonte vetë Britney-t që të tregonte të vërtetat mbi jetën e saj.

Rikujtojmë se, së fundmi edhe këngëtarja e njohur Iggy Azalea ka tronditur me deklaratat e saj duke shprehur se ajo ishte dëshmitare ndaj abuzimit që i bëhej Britney-t nga babai i saj.