Gossip Showbiz

“Lufta” e Britney Spears me të atin duket se nuk ka fund, ja çfarë ka vendosur Gjykata!

Këngëtarja e njohur, Britney Spears javën e kaluar i ka shokuar të gjithë me rrëfimin e saj në gjykatë mbi kujdestarinë e të atit. Ajo tregoi se për shkak të kujdestarisë i është shkatërruar jeta. Këngëtarja tregoi se i është nënshtruar vlerësimeve të shumta psikike, ilaçeve dhe se është traumatizuar nga babai i saj, Jamie Spears, përmes kontrollit të tij.

Këngëtarja i kërkoi gjykatësit të ndërpresë menjëherë marrëveshjen ligjore dhe ajo e përshkroi kujdestarinë nga babai si një skllavëri të vërtetë. Gjithashtu Britney zbuloi se ka pirë ilaçe litium, një ilaç që pihet për çrregullimin bipolar, kundër dëshirës së saj dhe se kjo e ka bërë të ndihet e dehur dhe të paaftë për të biseduar.

Së fundmi, gjykatësja e kësaj çështje ka mohuar kërkesën e saj për të hequr kujdestarinë e të atit. Gjykatësja Brenda Penny, që kryeson çështjen përpara Gjykatës Supreme të Los Angeles-it, nënshkroi një vendim të ri, i cili vazhdon t’i japë babait të këngëtares Jamie Spears kontrollin mbi jetën e saj.

Detaje të mëtejshme se pse ajo e mori këtë vendim nuk janë bërë të ditura, megjithëse një peticion i ri që kërkon lirinë e Spears pritet të paraqitet së shpejti. Rikujtojmë, se pas këtij rrëfimi shokues këngëtarja ka marrë mbështetje nga shumë personazhe të njohur, mes tyre edhe nga ish-partneri i saj Justin Timberlake.

Pas kësaj deklarate, edhe i dashuri i saj Sam Asghari, bëri një deklaratë ku ai foli për të qenë pranë saj pas publikimit të një dokumentari të paautorizuar në platformën “Hulu” mbi jetën e Spears. Ditën e hënë, këngëtarja 40-vjeçare, Christina Aguilera, postoi një shkrim të gjatë në “Twitter” duke i ofruar mbështetje Britney Spears.