Celebrities Gossip Showbiz

“Pas një tjetër abuzimi, mjafton me kaq!” Angela Martini reagon pasi partneri shpallet i pafajshëm!

Bashkëshorti i supermodeles Angela Martini prej kohësh tanimë kishte probleme me drejtësinë dhe madje, mediat e shtetit rumun raportuan urdhërin e  arrestit ndërkombëtar të lëshuar për Saluvescun për të vuajtur dënimin prej 5 vitesh. Bashkëshorti i Angela Martinit ishte në kërkim pasi u akuzonte se ishte përfshirë në një grup kriminal (30 anëtarë), i cili përllogaritej ta kishte dëmtuar shtetin me 114 milionë euro përsa i përket disa pronave në Constatta dhe Mamaia.

Pas këtij skandali, Saluevscu u arratis në drejtim të panjohur, megjithatë nuk e pati të gjatë. Sipas mediave greke, biznesmeni rumun, i cili ishte arratisur së bashku me një person tjetër në një ishullin, ku shpenzoi shifra marramendëse u arrestua së fundmi në Mykonos.

Pasi arrestimi i tij u bë kryefjalë e mediave, biznesmeni rumun u lirua nga paraburgimi dhe u vendosur nën kontroll gjyqësor duke mos u lejuar të largohet nga Greqia. Gjyqi u hap pasi shteti rumun kërkoi ekstradimin e tij, i cili vazhdoi të gjykohet.

Mirëpo, së fundmi biznesmeni rumun u la i lirë nga autoritetet greke pasi u verifikua që çështja e tij ishte mbyllur në Itali.

Lajmi për arrestimin e tij u bë i ditur nga mediat rumune, të cilat e trajtuan ndalimin e Savulescu-t, si arrestimin e një personi në kërkim, pa marrë parasysh udhëtimet e tij të mëparshme në qytete europiane, konform rregullave të Interpol.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Angela ka reaguar për herë të parë duke treguar peripecitë që çifti ka kaluar dhe se tanimë janë të lirë.

Po kërkojmë drejtësi në vende të tjera. Në një farë mënyrë ne u zgjodhëm që ta bënim këtë gjë kur në të njëjtën kohë ke një sistem të tërë që është armiku yt. Si mund ta luftosh këtë gjë? Nuk mund të jetë në Europë ky vend dhe që ata të vazhdojnë të bëjnë çfarë të duan. Njerëzve  ju është bërë lavazh truri, janë të frikësuar, janë të mbushur me frikë. Do e kuptoja nëse kjo gjë do të ndodhte diku tjetër nëpër botë, por jo në Europë. Fuqia jonë si çift është se ne e dimë që dashuria është fuqia më e madhe! Kjo na bën ne gati që të përballemi me këtë abuzim dhe ta luftojmë atë! Kjo është e vërteta dhe unë kam heshtur për 3 vite për këtë gjë, por pas një tjetër abuzimi të madh kjo thjesht ndodhi, mjafton me kaq! Mendoj se të gjithë kanë të drejtën të flasin të vërtetën dhe duhet të luftojnë për drejtësinë e vërtetë! P.S meqë ra fjala, jemi shumë të lumtur që jemi në shtëpi!

https://www.instagram.com/p/CTptyXygVn3/?utm_source=ig_web_copy_link