Celebrities Gossip Showbiz

Pas polemikave mbi divorcin e famshëm, njihuni me të dashurin e ri të Shakira-s!

Ka më shumë se një vit që kur një nga çiftet më të njohura në botë zyrtarizuan ndarjen e tyre. Janë pikërisht Shakira dhe Gerard Pique, të cilët i befasuan të gjithë. Divorci u mbulua me polemika për shkak të palëve të treta dhe këngës së saj me producentin Bizarrap që bëri xhiron e botës.

Megjithatë, ish-futbollisti dhe presidenti i Kings League vendosi të zyrtarizojë lidhjen e tij me Clara Chia. Nga ana tjetër, këngëtarja kolumbiane nuk ka bërë asnjëherë lëvizje përsa i përket dashurisë, por duket se tashmë ka një kandidaturë. Sipas programit Telecinco, ‘Socialite’, artistja mund ta mbyllë këtë vit kaq shumë ndryshimesh dhe tranzicioni, siç tha ajo, me një person të ri në jetën e saj.

Ai është Rafael Arcaute, një producent argjentinas, i cili në moshën 44-vjeçare ka gjithsej 18 çmime Latine Grammy për emrin e tij. Sipas burimeve, Shakira është shumë e emocionuar për këtë mundësi të re në dashuri. Ka qenë gazetari Javier Ceriani që ka rrëfyer historinë e fundit të dashurisë së këngëtares dhe sipas bashkëpunëtorit:

Arcaute është një njeri i kulturuar, poet dhe kompozitor, ndryshe nga Pique.

Ai është i njohur, veçanërisht në Amerikën Latine, pasi ka punuar me këngëtarë të klasit botëror si Camilo. Ndonëse gazetari ka siguruar se ky informacion është tashmë në mediat e Amerikës Latine, ai ka mundur të konfirmojë se Arcaute tashmë ishte pas Shakira-s që kur ajo ishte me Pique-n, por ka dashur të respektojë marrëdhënien mes tyre.

Megjithatë, duket se tani ai ka shkuar një hap më tej dhe ajo po e lë Arcaute të bëhet pjesë në botën e saj. Ata hanë darkë së bashku dhe ajo tashmë po pranon të marrë një hap më tej me argjentinasin. Sipas Ceriani-t, ajo që e bind më shumë artisten është mënyra e tij e të sjellurit:

E pushton me humor, i vëmendshëm me detaje, me ëmbëlsi. Është një djalë shumë i qetë.