Celebrities Gossip Showbiz

Ylli kolumbian Shakira “mund” kolegët e saj, shpallet personazhi VIP me IQ më të lartë!

Sipas Mensa International, shoqëria më e vjetër në botë e njerëzve me IQ të lartë, ylli kolumbian Shakira ka një IQ prej 140. Disa muaj më parë, organizata me bazë në Mbretërinë e Bashkuar publikoi një listë të të famshmëve me IQ mbi mesataren. Lista përmban të famshëm si Madonna, gjithashtu me një IQ 140, Quentin Tarantino me 160, James Woods me 180. Raporti përshkruan ata me një IQ më të madhe se 139 si “pothuajse gjeni”.

Mensa është një organizatë globale, jofitimprurëse e fokusuar në njohjen, zhvillimin dhe mbështetjen e inteligjencës njerëzore. Në krye të yjeve inteligjentë janë edhe Rowan Atkinson me 178, Lady Gaga me 166, Ashton Kutcher dhe Matt Damon gjithashtu me 160, Lisa Kudrow dhe Cindy Crawford me 154, Ben Affleck dhe Steve Martin me 142 dhe Sharon Stone me një IQ 154.

Ndërkaq, duke marrë shkas që Shakira mban fronin si personazhi VIP me IQ më të lartë rikujtojmë se këngëtarja është duke përgatitur një dokumentar ‘bombë’, i cili do të fokusohet në ndryshimet dramatike të jetës së saj të shkaktuara nga ndarja me Gerard Piquen. Artistja kolumbiane, mori vëmendje të madhe në muajt pas ndarjes me futbollistit duke publikuar disa këngë përfshirë “BZRP Music Session #53”, në të cilën ajo pretendonte se Pique kishte ‘këmbyer një Rolex për një Casio’, kur u nda nga ajo për t’u lidhur me 24-vjeçaren Clara Chia.

46-vjeçarja ka arritur marrëveshje me prokurorin publik spanjoll për të zgjidhur një çështje mashtrimi fiskal, pikërisht kur gjyqi i saj ishte gati të fillonte në Barcelonë. Këngëtarja ka rënë dakord për të paguar një gjobë prej 7.5 milionë eurosh dhe në këmbim do të shmangë rrezikun e burgut. Shakira akuzohet se nuk ka paguar 14.5 milionë euro në tatimin spanjoll mbi të ardhurat midis viteve 2012 dhe 2014. Si pjesë e marrëveshjes, Shakira pranoi akuzat dhe një gjobë prej 50% të shumës së borxhit, më shumë se 7.3 milionë euro.