Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Pas problemeve shëndetësore aktori Jamie Foxx po bën çdo përpjekje për t’u rikthyer fuqishëm sërish në botën e kinematografisë!

Që kur Jamie Foxx u shtrua me urgjencë për shkak të problemeve shëndetësore misterioze ende të pazbuluara, të gjithë kanë qenë mjaft kuriozë për të zbuluar detae të asaj që i ndodhi. Kjo shkaktoi pasiguri masive dhe madje i bëri disa nga fansat e tij të dyshonin. Pasi Foxx publikoi atë video duke u thënë njerëzve se ishte duke marrë veten dita-ditës ishte e qartë se ai dukej mjaft i dobët dhe jo plotësisht i shëruar. Ai përmendi më vonë se kishte në plan të kthehej në punë, por një raport i fundit nga Radar Online me detaje planifikon që ai të rikthehet sërish më në formë. Por kthimi tek i njëjti djalë aktiv dhe mjaft sportiv do të jetë një proces mjaft i ndërlikuar për shkak të asaj që i ndodhi. Ky burim zbuloi se mjekët e këshilluan Jamie Foxx që ta merrte ngadalë rimëkëmbjen, që do të thotë se ai nuk mund të bëjë shumë përpjekje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jamie Foxx (@iamjamiefoxx)

Sipas raportit, Jamie Foxx po bën  terapinë më të mirë fizike në qendrat më të rëndësishme të rehabilitimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Miqtë e tij po përpiqen ta bindin që ta marrë ngadalë. Në videon e tij, ai përmendi se i është shmangur hapësirave publike për një kohë pas aksidentit, sepse nuk donte që njerëzit ta shihnin ashtu. Raportet se ai humbi shikimin dhe u paralizua për shkak të një vaksine për COVID, tashmë konsideroheshin ‘plotësisht të pasakta’ nga një prej përfaqësuesve të tij. Është e qartë se rikthimi në formë do të jetë një hap masiv për Jamie Foxx.

Për sa i përket kthimit në aktrim, burimi gjithashtu përmend se Foxx është 100% i bindur se mund të kthehet në atë nivel të performancës sepse i beson talentit dhe fuqisë së tij. Shumica e njerëzve që e kanë analizuar këtë situatë mund të arrijnë në një përfundim të ngjashëm të asaj që ndodhi me Jamie Foxx. Çdo shenjë tregon për një hemorragji të mundshme të trurit që u trajtua shpejt.