Gossip Showbiz

Pas rrëfimit të saj në seancën gjyqësore, ish-partneri i Britney Spears habit me fjalët e tij!

Këngëtarja e famshme, Britney Spears për vite me radhë ka kundërshtuar kujdestarinë e të atit, i cili ka kontroll mbi financat dhe jetën e saj personale, sipas dokumenteve konfidenciale të siguruara nga “New York Times”. Ylli i pop-it rrallë ka komentuar marrëveshjen e pazakontë ligjore që i ka hequr asaj pavarësinë që nga viti 2008. Por të dhënat e rishikuara nga “New York Times”, zbulojnë se ajo ka kundërshtuar vazhdimisht autoritetin që gjykatat i dhanë babait të saj, Jamie Spears.

Më në fund Britney theu heshtjen dhe foli për herë të parë në një seancë gjyqësore para pak ditësh në lidhje më kujdestarinë e babait të saj të urdhëruar nga gjykata. Ndërkohë pas këtij rrëfimi shokues këngëtarja ka marrë mbështetje nga shumë personazhe të njohur të showbiz-it, mes tyre edhe nga ish-partneri i saj Justin Timberlake. 

Pas kësaj deklarate, edhe i dashuri i saj Sam Asghari, i cili kishte veshur një bluzë #FreeBritney në “InstagramStory” përpara seancës, ka qenë krahu ku ajo është mbështetur. Asghari bëri një deklaratë ku ai foli për të qenë pranë saj pas publikimit të një dokumentari të paautorizuar në platformën “Hulu” mbi jetën e Spears.

Së fundmi bëhet e ditur se në krah të Britney-t ka dalë edhe ish-partneri i saj dhe babai i dy fëmijëve, Kevin Federline. Ai kërkon më të mirën për këngëtaren dhe dëshiron që nëna e fëmijëve të tij të jetë e lirë dhe e lumtur. Avokati i tij i divorcit, Mark Vincent Kaplan tha se:

Çfarë është më e mira për të, Kevin e mbështet. Ai e mbështet atë që të ketë ambientin më të mirë për të jetuar dhe që fëmijët e tij të vizitojnë nënën e tyre. Kevin mendon se gjëja më e mirë për fëmijët e tij është që nëna e tyre të jetë e lumtur dhe e shëndetshme.