Celebrities Gossip Showbiz

Iggy Azalea dëshmitare ndaj sjelljeve të babait të Britney Spears?!

Reperja e njohur Iggy Azalea ka mbështetur publikisht pretendimet e Britney Spears për abuzim nga kujdestaria e babait të saj Jamie, i cili vazhdon të jetë ende kujdestar zyrtar i saj. Azalea, e cila bashkëpunoi me Brutney në vitin 2015, ndau një deklaratë në “Twitter” duke dhënë me detaje incidentet që ajo dëshmoi gjatë punës së tyre në këngën “Pretty Girls”, të cilën ato e interpretuan po atë vit në “Billboard Music Awards”.

Është e drejtë njerëzore që të largohet nga jeta e Britney dikush që ajo e ka cilësuar si abuziv. Kjo duhet të jetë e paligjshme. Gjatë kohës që ne punuam bashkë në 2015, unë personalisht isha dëshmitare e të njëjtës sjellje që Britney detajoi në lidhje me babain e saj javën e kaluar dhe thjesht dua ta mbështes dhe t’i them botës se: ‘Ajo nuk po e ekzagjeron ose gënjen’. E pashë që ajo kufizohej edhe nga gjërat më të vogla, si sa pije me gaz i lejohej të pinte. Pse është kjo e nevojshme?

Më pas, ajo solli në vëmendje një tjetër moment, kur pak para performancës së tyre, i ati i Spears i kërkonte reperes të firmoste me këmbëngulje një kontratë.

Babai i saj priti vetëm pak momente para performancës sonë në “Billboard Music Awards” teksa unë isha në prapaskenë në dhomën e zhveshjes dhe më tha që nëse nuk firmosja një kontatë ai nuk do më lejonte të ngjitesha në skenë. Mënyra se si ai po përpiqej të më bindte të firmosja kontratën, më duket shumë e ngjashme me taktikat që Britney tha se ai përdori mbi të në një shfaqje në Las Vegas.

Iggy e mbyll duke thënë se:

Jamie Spears ka një zakon për t’i bërë njerëzit të firmosin dokumente me detyrim dhe Britney Spears nuk duhet të detyrohet të ketë pranë dikë që duket qartazi se po ndikon negativisht në shëndetin e saj mendor.