Celebrities Gossip Showbiz

Pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth, ja çfarë do të ndodhë me fatin e dy qenve të saj!

Pas vdekjes së mbretereshës Elizabetë tanimë qentë e saj kanë një shtëpi të re, atë ku princi Andrew dhe ish-gruaja e tij Sarah Ferguson jetojnë së bashku, pranë kështjellës Windsor. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i tyre. Qentë Corgi, me gëzofin e tyre ngjyrë kafe, këmbët e shkurtra dhe veshët e mprehtë, kanë qenë me mbretëreshën që kur ajo ishte fëmijë. Për ditëlindjen e saj të 18-të, prindërit i dhanë asaj Suzanën femër, paraardhëse të shumë brezave, aq sa ajo shfaqet shpesh në fotografi apo piktura zyrtare me të.

Andrew dhe Sarah të martuar në vitin 1986 dhe të divorcuar dhjetë vjet më vonë, kanë mbetur në marrëdhënie të mira dhe ndajnë një shtëpi, me hapësira të veçanta. Ata do të jenë ata që do të kujdesen për Muick dhe Sandy, ekzemplarë korgi, të cilët do qëndrojnë pranë sovranit deri në fund.

Vetë Andrew i kishte dhënë nënës së tij në pranverën e vitit 2021, për ta gëzuar gjatë izolimit në Kështjellën Windsor, Muick dhe një qenush tjetër, Fergus. Ky i fundit kishte ngordhur kur ishte pesë muajsh dhe si ngushëllim, Andreë dhe vajzat e tij Beatrice dhe Eugenie i kishin dhuruar asaj Sandy për ditëlindjen e saj të 95-të.

Ndërkaq, rikujtojmë se nëse nuk e dinit, mbreterësha e ndjerë Elizabetë ka një sozi në botë dhe ajo quhet Mary Reynolds. 89-vjeçarja ndërkaq ka vendosur të dalë në pension “për respekt” të figurës së Mbretëreshës, e cila ndërroi jetë disa ditë më parë. Reynolds, e cila jeton në qytetin Epping të Anglisë, u bë e famshme për shkak të ngjashmërisë së saj fizike me mbretëreshën.