Celebrities Love & Sex Showbiz

Pasi zyrtarizuan martesën e tyre, Robin Krasniqi dhe bashkëshortja e tij organizojnë dasmën madhështore!

Çifti i njohur shqiptar, Robin dhe Marigona Krasniqi, të cilët së fundmi kanë qenë goxha në qendër të vëmendjes kanë kurorëzuar me martesë lidhjen e tyre. Boksieri i njohur shqiptar dhe modelja bukuroshe u fejuan në fillim të këtij viti, ndërsa gjatë muajit prill njoftuan se do të bëheshin prindër për herë të parë.

Ata e zyrtarizuan martesën e tyre në Gjermani gjatë muajit mars, mirëpo kishin paralajmëruar se do të bënin edhe një dasmë. Çifti zgjodhi datën 9 maj për dasmën e tyre në Kosovë duke zgjedhur një prej restoranteve në Prishtinë për këtë ceremoni. Padyshim se krahas familjarëve të çiftit, të ftuar janë edhe personalitete të njohura shqiptare.