Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Boksieri Robin Krasniqi dhe bashkëshortja e tij Marigona, prindër për herë të parë!

Boksieri i njohur Robin Krasniqi dhe bashkëshortja e tij Marigona së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi i ëmbël vjen vetëm pak javë pasi ata kanë kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Ka qenë modelja e cila ka zbuluar se do të mirëpresin fëmijën e tyre të parë në përvjetorin e lindjes së boksierit.

Ajo ka publikuar disa fotografi në Instagram ku dy prej tyre janë ekot e bebes ndërsa në njërën shihet Robin duke e puthur atë në ballë. Ndërkaq, ajo ka shkruar se:

Jam shumë mirënjohëse për të gjitha momentet e mrekullueshme që kemi ndarë së bashku. Uroj që të vazhdosh të ndash gjithmonë me mua momente kaq të bukura. Ti je shpërblimi i përsosur për mua, për dashurinë time të vërtetë. Gëzuar ditëlindjen burrit më të mirë dhe dashuria ime që do bëhet baba.

Ndërkohë dhe Robini ka shprehur emocionet e tij me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram:

Falenderimi i takon Zotit që në ditëlindjen e 35-të më dha dhuratat më të mira në jetë! Qëllimin dhe ëndrrën më të bukur në jetë, Zoti po na e realizon dhe po na jep mundësinë të kemi familjen tonë!!