Celebrities Gossip Showbiz

“Pasioni i tyre po zbehet, kam parë…”, Kristi ngre dyshimet për çiftin Kiara-Luiz!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.

Kristi ka qenë i ftuar në një nga rubrikat e emisionit “E Diell”, ku përveç marrëdhënieve të tij me ish-banorët e tjerë të “BBV2”, projektet ka folur edhe për lidhjen e Luizit me Kiarën. Për Kristin lidhja e tyre nuk është më si më përpara dhe se pasioni i tyre është zbehur.

Luizi është i paqartë, i çorentiuar. Pas 5 muajsh pasioni fillestar tani po mbaron dhe tani kjo duket, po zbehet. Duhet të gjejnë mënyra të tjera për ta mbajtur lart pasionin. Kuptohet nga sjellja e Luizit…

Jori Delli dhe Krist Aliaj kanë qenë të ftuar në një nga rubrikat e emisionit “E Diell” dhe debatet mes tyre kanë qenë të shumta. Prej disa ditësh është aluduar se mes Kristit dhe Dea Mishel kishte diçka më shumë se shoqëri, por duket se Kristi paska një pëlqim për Jorin. Jo vetëm kaq por në një përballje mes tyre Jori është shprehur se Kristi ka tërheqje seksuale për të.