Lifestyle Love & Sex

Paskeni jetuar në ‘iluzione’, ekspertët sapo na treguan moshën ideale kur ju do të bëni seksin më të mirë të jetës suaj!

Krejtësisht të pabesueshme duket se janë hulumtimet e ekspertëve, lidhur me moshën kur një mashkull bën seksin më të mirë në jetën e tij! Shumë prej jush mund të kenë iluzionin se takimet tuaja më të mira seksuale ndodhin vetëm në të 20-at. Në këtë moshë jeni të rinj, të shëndetshëm dhe pa shumë koncepte, ndaj është e logjikshme të mendoni se kjo është periudha kur do të përjetoni seks të bujshëm, plot fantazi, role lojërash dhe diversitet në qëndrime.

Por e keni gabim! Hulumtimet sugjerojnë një moshë krejtësisht të ndryshme dhe nuk janë të 30-tat, por të 50-tat dhe 60-ta. Keni mbetur pa fjalë? Edhe ne! Por le të zbulojmë pse në këtë moshë do të bëjmë seksin më të mirë… Sërish sipas hulumtimeve të ekspertëve, seksin më të mirë e përjetojnë personat që i përkasin grupmoshës 60 deri në 66 vjeç. Nëse çifti është mirë, i shëndetshëm dhe aktiv, ata mund të ndiejnë lehtësisht kënaqësi gjatë marrëdhënieve seksuale, veçanërisht femrat, pas menopauzës.

Askush nuk e ka mohuar se seksi është më shumë në tru, por fati ynë është që ky fakt nuk është gjithmonë gjë e keqe. Gjatë një akti seksual, trupi dhe truri komunikojnë më shumë dhe më mirë me njëri-tjetrin. Në këtë artikull do të gjeni disa fakte që shkaktohen nga një jetë e shëndetshme seksuale. Ndërkaq, ne jemi pjesë e një eksperimenti masiv social. Teknologjia po ndryshon atë që do të thotë të jesh intim para syve tanë.

Për herë të parë në historinë njerëzore, ne kemi teknologjinë për të përjetuar një marrëdhënie intime me partnerë fantazi, robotë dhe njerëz në vende të largëta që nuk do të kishim kurrë mundësinë t’i takonim e lëre më të bënim seks. Në një farë mënyre, betejat sociale që zhvillohen sot për të mbështetur rrjedhshmërinë dhe orientimin gjinor do të bëhen më pak kritike ndërsa jetët tona, përfshirë ato intime, bëhen më të përqendruara në botët virtuale.