Celebrities Gossip Showbiz

“Patentën e ka marrë pasi doli nga “BBV1″…”, Romeo tregon sekretet e Donaldit!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Gjatë një bisede me banorët, Romeo ka treguar benefitet e të qenit binjakë. Ai zbuloi se Donaldi shumicën e rasteve ka marrë dokumentet e tij të identifikimit dhe ai po ashtu ka bërë të njëjtën gjë. Romeo rrëfen madje se edhe se patentën Donaldi e ka marrë pasi ka dalë nga “Big Brother VIP 1”.

Romeo: Donaldi patentën e ka marrë pasi doli nga Big Brother.

Fation: Domethënë ka qenë me patentën tënde?

Romeo: Po, me patentën time dhe pasaportën time. Shkoja në bankë dhe jepja kartën e identitetit të Donaldit, më vinte mandati. Aty duhet të shkruaja Donald Veshaj, unë nisja të shkruaja R…

E ftuar së fundmi tek “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharkën në “E Diell”, ka qenë ish-banorja e “BBV3”, Meri Shehu, e cila u eleminua javën e kaluar.  Meri tregoi mes lotësh një histori të dhimbshme që ka kaluar kur ishte studente, ku disa persona tentuan ta rrëmbenin dhe e dhunuan.