Makina elektrike Porsche Macan do të jetë makina e dytë tërësisht elektrike e kompanisë, pasi Taycan arriti suksesin e pritur. Macan ende mbetet modeli më i shitur i Porsche por vetëm për shkak të vonesave të Taycan. Kompanisë iu desh kohë e gjatë për zhvillimin e versionit elektrik për SUV-në e saj më të vogël, duke e ditur shumë mirë se ai kishte të gjitha shenjat për t’u bërë një sukses i menjëhershëm me klientët.
Vetëm pak para IPO-s, Porsche shpërndau një memorandum të gjerë investimi me klientët e saj potencial. Autocar kishte arritur që të marr dokumentin prej 820 faqeve, dhe pasi e lexuan atë, arritën tek planet e prodhimit për Macan. Aty nuk kishte lajme të mira për të, Porsche e konfirmoi për investitorët se dalja në treg e Macan ishte pezulluar së paku deri në fillim të vitit 2024.
Faji u hodh tek ekipi i Cariad, një divizion i zhvillimit të software-it të VW Group. Ekipi është përgjegjës për platformën e ardhshme E3 1.2 me të cilën supozohet se do të funksionojnë të gjitha automjetet elektrike të grupit të ardhshëm VW – që përfshin Porsche Macan. Ka edhe vonesa të tjera nga kontraktorët e palëve të treta dhe Porsche pranoi se nuk ka fare kontroll mbi to.