Celebrities Gossip Showbiz

Për herë të parë pas incidentit me Will Smith, Chris Rock shihet me vajzën e tij Zahra!

Chris Rock është një komedian shumë i dashur dhe i talentuar i cili së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të një incidenti të pazakontë gjatë ceremonisë së çmimeve Oscars.

Mbrëmjen madhështore të Oscars, Will Smith, një tjetër aktor shumë i talentuar, u ngjit në skenë për t’i dhënë një shuplakë shumë të komentuar Chris. E gjitha ndodhi si pasojë e një shakaje të tepruar të Chris në lidhjen me kokën e rruar të Jada, e cila në të vërtetë vuan nga alopecia.

Ndërkohë, këtë të martë, Chris është parë me vajën e tij Zahra Savannah Rock, teksa u fotografuan të dy së bashku për herë të parë që pas incidentit të pazakontë. Rock ka vajzën Zahra 17-vjeçare me ish-bashkëshorten e tij Malaak Compton-Rock. Dyshja ka së bashku gjithashtu një tjetër vajzë 19-vjeçaren Lola.

Chris u pa me Zahra në rrugët e Nju Jorkut, teksa të dy ishin veshur thjesht për daljen e tyre publike. Chris e shoqëroi look-un e tij me një kapele bejsbolli dhe syze dielli, teksa Zahra kishte një çantë dhe një xhaketë lëkure në ngjyrë kafe.

Kujtojmë, se shuplaka e asaj nate ndërkohë, u bë shumë shpejt virale, dhe pavarësisht faktit se mund të ketë qenë një situatë e çuditshme aspak pozitive për Rock, duket se ofertat për punë të tij janë shtuar ndjeshëm së fundmi.