Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Për ju që e përgatitët kafen, e morët në tavolinën e zyrës tuaj dhe për disa orë harruat ta konsumonit…

Pavarësisht se preferoni kafe të fortë turke, nescafe apo espresso me qumësht, një gjë është e sigurt, pas gjysmë ore kjo pije humb “forcën” e vet. Në një çast merrni filxhanin me kafen e cila qëndron mbi tavolinë që nga mëngjesi dhe pyesni veten: “A duhet ta pi këtë kafe?”

Çfarë të bëni nëse është fjala për kafen me qumësht? Nëse është e mbyllur mirë dhe e vendosur në frigorifer, qumështi mund të konsumohet edhe deri në një javë pas hapjes. Megjithatë, nëse kafen ekspres e lini për disa orë, përgatitini vetes një kafe tjetër. Ndryshon shijen pas kalimit të një kohe kafeja?

Kafeja mund të ndryshojë shijen edhe pas 30 minutave, pra, kafen më së miri është ta pini deri në gjysmë ore pasi të jetë gati. Ideja më e mirë është të përgatisni kafe tjetër, ose ta ngrohni në mikrovalë sepse mikrovala vret në masë të madhe bakteret të cilat ndërkohë janë grumbulluar.

Ndërkaq, konsumimi i kafesë pas një vakti është një traditë për miliona njerëz në mbarë botën. Shumë preferojnë të pinë edhe nga një filxhan pas darke, por për të tjerë kjo mund të duket e pakuptimtë sepse mund të largojë gjumin. Konsumimi i kësaj pije pas një darke familjare lë vend për më shumë biseda. Kultura të ndryshme preferojnë të konsumojnë një filxhan kafeje pas një vakti.

Sipas raporteve të Shoqatës Britanike të Kafesë, 2 miliardë filxhanë kafe konsumohen çdo ditë. Përveç rritjes së energjisë, kafeja ofron disa përfitime të tjera, duke përfshirë përmirësimin e humorit, performancën më të mirë atletike. Është gjithashtu plot me antioksidantë të shëndetshëm të njohur për të luftuar inflamacionin dhe merr pjesë në rregullimin metabolik. Megjithatë, mund të ketë disa efekte anësore, veçanërisht kur e pimë shpejt.