Lifestyle

Për ju që nuk e duroni dot kondicionerin, pa panik! Lexoni në këtë artikull se çfarë duhet të bëni!

Luhatjet e motit duket se kanë përfunduar duke i lënë vendin temperaturave përvëluese. Këto temperatura janë më të papërballueshme sidomos për fëmijët dhe moshat e thyera. Por vapa e madhe është tepër e rrezikshme sidomos për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Temperatura e trupit nuk duhet të jetë as shumë e nxehtë dhe as shumë e ftohtë. Nëse temperatura rritet ndjeshëm, proteinat që e mbrojnë organizmin dhe që janë përgjegjëse për çdo proces të tij reshtin së funksionuari. Trupi i njeriut arrin të përballet me nxehtësinë e lartë në dy mënyra të cilat e stresojnë zemrën.

Ndërkaq, pavarësisht nëse nuk duroni dot ajrin e kondicionuar ose nëse jeni duke u përpjekur të kurseni para, ka disa mënyra për të përballuar vapën përvëluese, pa ftohje artificiale. Duke qenë se trupi nuk duhet të jetë shumë i nxehtë për një kohë të gjatë, pasi nxehtësia e tepërt mund të dëmtojë trurin dhe organet e tjera, duhet të kujdesemi për temperaturën e ambientit ku qëndrojmë.

Këtu janë disa mënyra si mund të qëndroni të freskuar pa ajër të kondicionuar:

1. Kujdes me hidratimin.

Hidratimi i vetes është hapi i parë dhe kryesor për t’u freskuar.

2. Bëni dush të ftohtë.

Një dush i ftohtë ndihmon në ftohjen e trupit tuaj.

3. Mbyllni perdet ose ulni grilat.

Gjithashtu mund të vendosni perde për të zvogëluar rritjen e temperaturës gjatë ditës.

4. Gatuani në mëngjes ose jashtë nëse keni shtëpi private.

Nxehtësia e furrës mund të përhapet në të gjithë shtëpinë tuaj. Në sezonin e verës njerëzit shpesh detyrohen të jetojnë në dhoma të ftohura nga kondicionerët. Fatkeqësisht nëse nuk ndiqni disa masa paraprake, është e lehtë që ky aleat të bëhet i rrezikshëm për shëndetin tonë. Cilat janë shqetësimet më të zakonshme të shkaktuara nga kondicioneri? Kur nuk i përdorim siç duhet këto pajisje mund të përballemi me shqetësime të shumta.