Celebrities Gossip Showbiz

Për të gjithë ata që e sulmojnë për peshën, Enca Haxhia ka këto fjalë për të thënë!

Prej disa kohësh këngëtarja bukuroshe e ekraneve shqiptare Enca Haxhia është përmendur nga portalet për skandalin e publikuar ‘Dubai Porta Potty’. E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel artistja ka reaguar duke treguar shumëçka. Sipas Encës nuk është nevoja të shkosh në Dubai për t’u bërë eskortë. 

Ndërkaq, Enca shpeshherë sulmohet edhe për peshën e saj, ku shumë njerëz e akuzojnë për photoshop-in që përdor në fotot e publikuara në rrjetet sociale. Në lidhje me këtë, Enca padyshim që ka diçka për të thënë:

Ne thjesht jemi siç jemi, pse duhet të jemi të dobët për t’ia dalë? Në rradhë të parë jemi njerëz, jemi siç jemi, jemi femra, jemi të bukura. Patjetër që unë jam pro që ta mbajmë veten, të përpiqemi të jemi të shëndetshëm, por unë vet asnjëherë nuk kam kaluar tek ekstremet dhe nuk do ta bëja këtë gjë. Në jetën time të përditshme jam ndjerë gjithmonë konfidente. Nuk e di, ndoshta do e ekzagjerojë këtë gjë, por sinqerisht kur e shoh veten dhe këtë ja sugjeroj çdo vajzë, thjesht mendoj: ‘Jam femra më e bukur në botë’.