Celebrities Showbiz

“Përdhunues…”/Debate të forta në studion e “Cherry On Top”, ‘përleshen’ Neda dhe Anaidi!

Mbrëmjen e djeshme, në panelin e programit “Cherry on top” ishin të ftuar Anaid Kaloti, Arjon Muça, Monika Lubonja, Neda Balluku dhe Albatros Rexha. Të ftuarit kanë biseduar për finalistët e “Big Brother VIP 3”, që sigurisht ka sjellë debate shumë të forta në studio. Anaidi dhe Neda janë përplasur me njëri-tjetrin, ku Neda ka reaguar ashpër ndaj Anaidit, madje duke e akuzuar se ai gjithmonë ka patur kundërshtime për produksionin e BBV.

Neda: Çfarë pune ke me mua ti? E kupton që je agresiv? E ke marrë shumë personale.

Monika: Anaid, ti mendon se Juli nuk e njeh Eglën? Po e njohim, të gjithë.

Anaidi: Unë nuk ofendova. Por nuk mund të thuash se çfarë ka bërë Juli në “Big Brother”.

Neda: Je shumë agresiv, unë them çfarë të dua unë.

Anaidi: Edhe unë them çfarë të dua, pse duhet të të marrë lejë ty?

Neda: Ti po tregohesh agresiv, shumë agresiv. Respekto pak të gjithë.

Anaidi: Çfarë momenti?

Neda: M’u referove dhe më the se çfarë kam bërë unë më shumë sesa Juli. A do ta flasim? Se ke vite që ke dalë dhe i ke rënë produksioneve të “Big Brother”, që i vendos ai fituesit. Atëherë dil dhe thuaj që nuk e ke fituar vetë por ta ka dhënë produksioni.

Anaidi: Nuk e kam thënë asnjëherë. Më gjej një deklaratë.

Neda: Respekto emisionin se nuk ma ndien as për Heidin, as për Julin, se kam hallet e mia.

Monika: E kalove pra, se edhe me mua e teprove. Je fiks si ai që po mbron, dhunues dhe përdhunues.