Celebrities Health & Beauty Live From Tirana

Perla: “Tatuazhet në fytyrë, shtrembërim identiteti”, për më shumë tatuatorja flet për TAR!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio tatuatorja Perla e cila na foli më shumë në lidhje me trend-et e fundit të tatuazheve dhe jo vetëm. Por si fillim sa tatuazhe ka vetë në trupin e saj Perla? Për më shumë ajo na thotë:

Kam diku te 34 tatuazhe.

A vijnë te Perla persona që nuk dinë çfarë tatuazhi duan?

Çdo ditë. Është mese normale hezitimi. Frikësohen që do qëndroj aty gjithë jetën por është ai hapi i vogël që e vendos dhe thua do e bëjë dhe të ndryshon përgjithmonë. Tatuazhi është art, ka ndryshuar përceptimi i njerëzve për tatuazhet. Nuk është më një shenjë, një markë e keqë që e mbanin një grup i caktuar njerëzish. Janë thyer kufijtë e stilit dhe artit. Është gjetur mundësia që të përshtatet me çdo njeri, të të përshtatet me tipin tënd.

Por, cilat janë trend-et e fundit të tatuazheve?

Kohët e fundit ka pasur prirje për tatuazhe minimale. Kjo nuk do të thotë që tatuazhi është i vogël por ka pak detaje. Kompanitë që janë prodhuese në industrinë e tatuazheve kanë gjetur formulat ekzakte të bojërave. Njerëzit kanë frikë se tatuazhet me ngjyra zbehen por nuk ndodh, është njësoj si e zeza.

A ka patur raste që kanë ardhur fëmijë dhe adoleshentë në studion e Perlës të cilët kanë bërë tatuazhe pa lejen e prindërve?

Ndodh të vijnë shpesh. Mbi 18 vjeç është e lejueshme. Nuk është vetëm problemi i lejes së prindërve por edhe ana shëndetësore. Përveç se hedhin trup, zgjaten, ndryshojnë është dhe pjesa e hormoneve. Adoleshentët kanë një nivel hormonal të lartë dhe tatuazhi humbet atë bukurinë e vetë. Adoleshentët nuk janë të qartë dhe nxitohen. Bëjnë dedikime dhe më pas pendohen. 

Sa e rëndësishmë është mirëmbajtja e një tatuazhi?

Është esenciale. Përveç estetikës, esenciale është higjiena. Pas kësaj fillon mirëmbajtja. Nga ana mjekësore tatuazhi është një traumë për lëkurën dhe trupi e lufton si një djegie të lehtë. Kremrat kundër djegieve janë esenciale. Zonat më delikate varen nga çdo njeri por përgjithësisht lëkurat e bardha. Pjesa e kockës është e dhimbshme ndërsa të lëkurat e bardha është djegie. Zonat më të pëlqyera janë parakrahët, kyçet sepse janë vende ku qëndrojnë bukur tatuazhet e vogla. Varet nga personi se sa të ekspozuar e duan.

Punimi i kujt VIP i ka pëlqyer Perlës?

I kam bërë goxha Vip-ave. Eugent Bushpepës më ka pëlqyer shumë tatuazhi që i kam bërë. Na përshtatet pak stili, karakteri edhe për muzika që dëgjojmë. I ka shumë të errëta në dizajn dhe unë i kam shumë qejf, është stili im. Tatuazhe të pastra, të bukura por shumë të zeza.

Njerëz që bëjnë tatuazhe në fytyrë, si e koment Perla këtë trend të ri?

Unë tatuazhet i adhuroj deri te zona e qafës por në fytyrë jo dhe aq sepse më duket shtrembërim i identitetit. Nuk më duket i bukur ky trend. Janë pa kuptim, nuk janë të punuara bukur, pastër dhe mirë. Më bezdis sepse ka dalë pak nga ideja e artit, po bën art jo të bësh çfarë të të dali para. Punët e bukura i vlerësoj shumë por edhe egzagjerohen, nuk janë të trajtuara me detaje.