Edhe pse “Big Brother VIP 2” ka përfunduar, duket se dramat vazhdojnë dhe jashtë reality show-t. Luizi dhe Dea janë përfshirë në një përplasje të fortë, pasi ky i fundit, teksa ishte në Shkodër solli në vëmendje faktin që moderatorja e ka cilësuar qytetin provincë. Me sa duke Luizi ende nuk i ka harruar disa fjalë të saj, kështu që në party-n e fundit të zhvilluar nuk harroi t’i bënte një lloj hakmarrje.
Këto pamje u bënë virale në rrjet dhe ditën e djeshme Dea Mishel reagoi duke thënë se është ndjerë e ofenduar. E ashtu nga hiçi ka reagur dhe Kristi, një tjetër ish- banor shumë i përfolur i ‘BBV 2’ dhe njëkohësisht opinionist në jurinë e ‘She’s On Top’ krah Deas, me anë të një Instastory ku teksa ka ndarë një foto me Luizin krahas ka shkruar:
Ah, thjesht nuk mund të rezistosh të përmendësh emrin tim. Duket se jam bërë yll i mendimeve të tua në orët e vona. Rri i qetë, adhurimi yt sekret për mua do të mbetet gjithmonë mes nesh.