Celebrities Gossip Showbiz

Edhe pse “Big Brother VIP 2” ka përfunduar, dramat vazhdojnë! Luizi e ofendoi gjatë koncertit, reagon Dea Mishel…

Edhe pse “Big Brother VIP 2” ka përfunduar, duket se dramat vazhdojnë dhe jashtë reality show-t. Luizi dhe Dea janë përfshirë në një përplasje të fortë, pasi ky i fundit, teksa ishte në Shkodër solli në vëmendje faktin që moderatorja e ka cilësuar qytetin provincë. Me sa duke Luizi ende nuk i ka harruar disa fjalë të saj, kështu që në party-n e fundit të zhvilluar nuk harroi t’i bënte një lloj hakmarrje.

Tani këtë këngë ia dedikoj një banoreje të shtëpisë së BBVip se më tha je provincial se Shkodra është provincë. Ajo e kishte zakon që kur vinin djem në shtëpi, ia hidhte nga një sy. Edhe unë i kam thënë: kur të jem brenda do loz me gjërat që janë brenda. Ama kur të dal jashtë unë nuk të harroj, kështu që sot dua dhe ndihmën tuaj për me t’i bërë këtë dedikim asaj dhe kujtdo që thotë që Shkodra është provincë,” tha Luizi dhe më pas nisi këngën “O lulija jonë me limona o, kush na ka inatin ju q**** nona o”.

@blesonahoxhaj #luizejlli #meluizin #shkodra ♬ original sound – 🌏

Këto pamje u bënë virale në rrjet dhe Dea Mishel ka reaguar duke thënë se është ndjerë e ofenduar.

E para, unë po jetoja jetën time e lumtur dhe marr vesh që Luiz Ejlli më paska sharë në familje, turp burrë 40 vjeç, për një lojë.

E dyta, unë s’kam inate me ty, sepse kam kohë që jam prezente në TV, dhe kam punë të qëndrueshme, madje më bëhet qejfi që të punosh e të kesh mundësi sa më shumë. Siç ta kam thënë live. Po ti je i pangopur për famë dhe vëmendje, vazhdon luftën me mullinj ere.

E treta, s’kam thënë kurrë që Shkodra është provincë, e provincat s’kanë asgjë të keqe. Çdo vend është i bekuar, unë Shkodrën e adhuroj. Kam thënë që ti Luiz ke mentalitet provinciali, që vazhdon e vërteton me këto video.

Më tej Dea Mishel bën dhe një përshkrim të mentalitetit të provincës, që sipas saj e reflekton personazhi Luiz Ejlli.

Mendjengushtësi e shoqëruar me mungesë informacioni që reflektohet në përditshmëri duke mos pranuar njerëz apo opinione ndryshe nga të tuat.