Aktualitet

Kryeministri Rama dënon sulmin e armatosur në eventin ku ndodhej Trump!

Kryeministri Edi Rama dënon sulmin me armë gjatë darkës vjetore të gazetarëve në Washington DC, ku të pranishëm ishin edhe presidenti amerikan, Donald Trump e Zonja e Parë, Melania.

Në një reagim në rrjetin social X, Rama e cilëson incidentin si “kërcënim serioz jo vetëm të lirisë, por dhe vetë jetës demokratike”.

Gjithashtu, shpreh lehtësim që presidenti Trump dhe të gjithë të pranishmit në aktivitet janë të sigurt e jashtë rrezikut.

Tronditëse të marrësh lajmin për një sulm të dhunshëm me armë nga një person i armatosur në një hotel në Washington DC, gjatë një aktiviteti presidencial me gazetarë. Një sulm i tillë godet lirinë dhe mënyrën tonë demokratike të jetesës kudo. E dënoj me forcë. I lehtësuar që presidenti Trump dhe të gjithë të pranishmit janë të sigurt dhe shëndoshë, shkruan Rama në X.

Sulmi me armë ndodhi mbrëmjen e djeshme, gjatë eventit me Korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk pati të lënduar, ndërsa çifti Trump u evakuua menjëherë.

Autori i dyshuar, një 31-vjeçar me profesion mësues, përfundoi në pranga. Hetimet zbuluan se ai kishte me vete një shotgun, një pistoletë dhe thika. Ndërkaq, rezultoi të ishte klient në hotelin ku mbahej eventi. Autoritetet amerikane po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të kuptuar se si arriti që të kalonte kontrollet.