Celebrities Gossip Showbiz

“Përse nuk ndërhyn tek të pasmet?”, Armina Mevlani jep përgjigjen që nuk e prisnim…

Armina Mevlani është një ndër të famshmet që ka arritur t’i rezistojë ndërhyrjeve estetike. Blogerja shpesh na tregon në rrjete sociale se merret me aktivitet sportiv për të mbajtur trupin në formë. Megjithatë, duket se ndjekësit e saj duan të shohin ndryshime tek ajo dhe pikërisht i kanë bërë sugjerim për ndërhyrje në një zonë të trupit.

Në një ‘Ask me a question’ në Instagram që Armina ka bërë me fansat e saj, një prej tyre e ka pyetur se përse nuk nuk ka bërë të pasmet ndërhyrje estetike që të duket si Georgina (e dashura e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo me të cilën e krahasojnë shpeshherë për ngjashmërinë mes tyre.)

Blogerja bukuroshe u përgjigj duke dhënë jo vetëm një, por katër arsye se përse nuk dëshiron të bëjë ndërhyrje në trupin e saj.

1.Sepse e dua trupin tim siç jam dhe jo patjetër të pasmet e mëdha janë të domosdoshme.

2.Sepse nuk dua të bëhem si askush, por pranoj veten siç jam.

3.Sepse ushtrohem dhe jam e kënaqur me rezultatet.

4.Sepse kam frikë të bëj ndërhyrje në trup.

Ndërkohë, kujtojmë se u përfol se mes Arminës dhe djalit të ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzenit gjërat kishin marrë fund, pasi në video-t e ditëlindjes së saj, ai nuk u pa askund. Më vonë, blogerja mohoi zërat për ndarjen e tyre, duke treguar se janë më të lumtur se kurrë.