Lifestyle Tech

Pesë orët inteligjente më të mira për vitin 2022!

Kanë kaluar shtatë vjet që kur në treg doli Apple Watch i parë. Ka shume opsione tjera në treg për përdoruesit e iOS dhe Android, duke filluar prej lehtësisë për t’u përdorur, çmimet dhe jetëgjatësisë së baterive. Ora e parë moderne inteligjente ishte Fossil Writs PDA, e lançuar në treg në vitin 2003 nga kompania Palm.

Pastaj Microsoft lançoi koleksionin unik të orëve të tyre SPOT. Pastaj Motorola, Pebble Samsung, Suunto dhe kompani të tjera filluan me lançimin e opsioneve të ndryshme të orëve inteligjente të cilat më vonë edhe mund të lidheshin me telefonat inteligjentë.

Orët inteligjente të kohëve të fundit ofrojnë veçori më të avancuara si për shembull monitorimi i shëndetit gjatë gjithë kohës, mundësia e thirrjes dhe dërgimit të mesazheve dhe shumë veçori të tjera. Ndërkaq, ju njohim me 5 orët inteligjente më të mira për vitin 2022:

1.Apple Watch SE

2.Apple Watch Series 7

3.Fitbit Sense

4.Galaxy Watch 4 Classic

5.TicWatch PRO 3

Meta së fundmi ka ndaluar zhvillimin e një ore të avancuar (smartwatch) me dy kamera të integruara. Sipas medieve të huaja, pajisja e koduar “Milan” thuhet se ishte planifikuar të lançohej në pranverën e vitit 2023 me një çmim prej rreth 349 dollarësh. Çështjet teknike, si dhe ulja e kostove të përditshme në Meta, thuhet se kanë ndikuar në këtë anulim.