Art & Kulturë Design Lifestyle

Piktura e Marilyn Monroe thyen rekord, shitet për çmimin marramendës!

Piktura e famshme e Marilyn Monroe nga Andy Warhol u shit së fundmi për 195 milionë dollarë në një ankand bamirësie të Christie’s duke vendosur një rekord për veprën më të shtrenjtë të artit amerikan të shitur ndonjëherë. Piktura ikonë e Warhol theu rekordin e mëparshëm të vendosur nga piktura e patitulluar e kafkës e artistit të ndjerë nga Brooklyn, Jean-Michel Basquiat, e cila arriti në 110.5 milionë dollarë në një ankand të Sotheby’s në Nju-Jork në vitin 2017.

Warhol kishte mbajtur rekordin para Basquiat, pasi puna e tij e vitit 1963, “Silver Car Crash (Double Disaster)”, u shit për 105.4 milionë dollarë në 2013-ën. Të gjitha të ardhurat nga shitja do t’i shkojnë Fondacionit ‘Thomas and Doris Ammann Cyrih’, i cili e nxori pikturën në ankand. Fondacioni synon të ndihmojë fëmijët me kujdesin shëndetësor dhe programet arsimore. Piktura ka një histori interesante.

Fillimisht pesë sfondet e mëndafshta të pikturuara në vitin 1964 u ruajtën në studion e Warhol në Nju-Jork, ‘The Factory’. Sipas Artsy, artistja performuese Dorothy Podber u ndal dhe e pyeti nëse ajo mund t’i “gjuante” ato dhe ai tha po, duke supozuar se donte të thoshte me një aparat fotografik. Podber nxori një armë dhe i qëlloi të gjitha, përveç ngjyrës turkeze.

Warhol i restauroi katër pikturat dhe ato u bënë të njohura si “Shot Marilyns”. Të pesta pikturat janë shitur për shuma të ndryshme parash gjatë viteve. Së pari, në vitin 1967, piktura e sfondit blu u shit për 5,000 dollarë. Sfondi portokalli u shit për 17.3 milionë dollarë në vitin 1998, më pas shkoi te menaxheri i fondit mbrojtës Ken Griffin për një shumë të përfolur prej 200 milionë dollarësh.

Sjellim në vëmendje se ekspertët kanë rindërtuar orët e fundit të jetës së Marilyn Monroe mbi bazën e disa regjistrimeve të cilat nuk ishin bërë të njohura më parë, duke ringjallur sërish teoritë e vjetra të konspiracionit lidhur me vetëvrasjen e saj. Një dokumentar i ri, i quajtur “The mystery of Marilyn Monroe, unheard tapes”, risjell vdekjen e aktores legjendare, por edhe marrëdhënien e saj me familjen Kennedy.