Celebrities Gossip Showbiz

Pink rrëfehet për momentin më të errët në jetën e saj!

Së fundmi në një intervistë këngëtarja e njohur Pink është rrëfyer për mbidozën e saj të kaluar dhe reputacionin në industrinë e argëtimit. Pink gjithnjë ka ndarë përvojat dhe emocionet e saj përmes muzikës, performancave live dhe rrjeteve sociale. Ylli i muzikës pop ka treguar se është kërcënuar shpesh me vdekje nga ndjekësit e saj.

Pink u shpreh edhe për momentin e saj më të errët kur mori mbidozën gjatë një feste për Ditën e Falënderimeve në vitin 1995. Këngëtarja kujton se pothuajse humbi jetën, por një mike e ngrejti dhe e inkurajoi të këndonte. DJ në event i bëri një premtim: “Kthehu nesër, do të lejoj të interpretosh. Por nuk do të konsumosh më dr0gë.” Pink e mbajti fjalën dhe nuk u kthye kurrë pas.

Udhëtimi i saj më pas në industrinë e muzikës filloi si këngëtarja kryesore e një grupi vajzash R&B dhe ajo nënshkroi me LaFace Records. Por vendosmëria e saj për të qëndruar besnike ndaj vetes e bëri atë të shkonte e vetme, duke përdorur pseudonimin e saj adoleshent, Pink. Albumi i cili i përcaktoi karrierën, Missundaztood, shiti 15 milionë kopje në mbarë botën. Që atëherë, artistja ka shijuar një varg hitesh. Vetëm në vitin 2023, ajo ka shitur 350 milionë dollarë bileta në mbarë botën.

Rikujtojmë, se së fundmi Pink ka reflektuar gjithashtu për këngët e saj të së kaluarës, duke ndarë në një intervistë për Los Angeles Times ato që ajo beson se janë këngët e saj më të këqija. Pink u shpreh se:

Më e keqja? Dua të them, ka pasur kaq shumë. Ndoshta ‘True Love” sepse është këngë e keqe. I detyrohem bashkëshortit tim një tjetër këngë dashurie.