Bota

“Piqet” Evropa, e kundërta në Azi; dhjetëra viktima nga përmbytjet në Bangladesh

Sikur të mos mjaftonte i nxehti përvëlues, Spanja dhe Gjermania po përballen edhe me zjarre masive që deri më tani kanë shkatërruar mijëra ha tokë.

Spanja tani po përjeton me fillimin e verës më të ngrohtë në dekada. Zjarret masive aty kanë djegur më shumë se 25 mijë ha pyje, ndërsa lufta e zjarrfikësve me flakët vijon ende

Edhe ne Berlin më shumë se 1400 zjarrfikës janë vendosur në vijën e parë të frontit për të shuar flakët . Një zjarr masiv në në rajonin e Brandenburgut jashtë Berlinit detyroi 700 njerëz të evakuoheshinn, ndërsa termometri kapi vlerat e 39 gradëve.

Temperatura të larta janë regjistruar edhe në Francë edhe Angli, deri në 40 gradë duke bërë që autoritetet të kufizojnë lëvizjen e qytetarëve në oraret e pikut.

Ndërkohë jashtë Evropës në Bangladesh, Stuhitë e misoneve u kanë marrë jetën dhjetëra njerëz dhe kanë shkaktuar përmbytje shkatërruese që kanë lënë të bllokuar miliona të tjerë.

“Niveli i ujit po rritet . Shtëpia ime ka shumë ujë, më arrin deri këtu në kraharor. Kështu që unë tani jetoj këtu në rrugë me bagëtitë dhe e mbaj familjen time në një strehë të sigurt.”- tha banori Ataur Rahman.

“Shumë njerëz janë ende të izoluar. Ekipet tona po përpiqen shumë për t’i shpëtuar ata. ata duhet të qëndrojnë në majë të ndërtesave ose zonave të tjera më të larta, ne po përpiqemi t’u çojmë me ujë dhe ushqim.”- tha zyrtari Maruful Islam

Përmbytjet në këtë zonë janë një kërcënim i rregullt por ekspertët thonë se ndryshimi i klimës po rrit shpeshtësinë, egërsinë dhe paparashikueshmërinë e tyre për 1.6 miliardë banorët e të dy vendeve,