Celebrities Film & Tv Showbiz

Vendosmërinë e Nicolas Cage do të donim të gjithë! Aktori i njohur nuk heq dorë kurrë nga…

Aktori i njohur Nicolas Cage ka deklaruar së fundmi se nuk dëshiron të tërhiqet nga aktrimi. Në një intervistë për “Entertainment Weekly”, aktori shpjegoi se është shumë i lumtur kur përgatitet për një rol.

Nuk mund të ndodhë. Të bësh atë që bëj në film është si të kesh një engjëll mbrojtës për mua dhe kam nevojë për këtë. Unë jam më i shëndetshëm kur punoj, kam nevojë për një vend pozitiv për të shprehur përvojën time të jetës dhe kjo është ajo që më ka dhënë xhirimi i filmit. Kështu që nuk do të tërhiqem kurrë. “Ku jemi tani, në 117 filma?

Filmi i fundit i Cage është “Pig”, i cili pati premierën më 16 Korrik 2021. Rikujtojmë, se aktori i njohur së fundmi ka treguar detaje interesante për historinë e dashurisë me gruan e tij, Riko Shibata, e cila është 30 vjet më e re.

Nicolas u martua në shkurtin e vitit të kaluar në Las Vegas dhe ishte i sigurt se Shibata ishte e duhura kur mësoi për pasionin e saj në lidhje me kafshët e pazakonta shtëpiake. Cage tha për “Entertainment Tonight” se:

Ne u takuam në Japoni dhe unë isha i mahnitur nga ajo. Kishim shumë gjëra të përbashkëta. Edhe ajo i do kafshët, kështu që e pyeta nëse kishte ndonjë kafshë shtëpiake të preferuar, për të cilën ajo u përgjigj: ‘Po, kam, ketrat fluturues’. Kjo është e gjitha. Kjo mund të funksionojë.