Fashion

Po ju “ndriçojmë” pak mendjen, veshjet më stil të kësaj vere që meritojnë të jenë në gardërobën tuaj!

Rregullat e asaj që duhet të veshim bëhet pak më e vështirë kur është ngrohtë. Ngjyrat e ndezura, pëlhurat e freskëta dhe veshjet më të lirshme mbushin gardërobën tonë. Njihuni në këtë artikull me veshjet e përshtatshme për këtë sezon:

1.Hoodie nga POLITE WORLDWIDE®

“Të jemi të sjellshëm me planetin, veten dhe njëri-tjetrin” është slogani i markës dhe ajo krenohet me një qasje të qëndrueshme ndaj modës që përfshin kufizimin e mbeturinave dhe krijimin e koleksioneve të vogla të bazuara thjesht në kërkesë. Ky hoodie me kapuç i punuar nga një përzierje pambuku vjen me mesazhin ‘Light The Way’.

2.Bluza nga LOEWE

Kjo bluzë e adhurueshme e mbuluar me kotele. Shumë e butë dhe e prodhuar në Itali nga LOEWE, është gjëja që duhet veshur patjetër këtë verë.

3.Pantallonat e shkurtra Rhude

Këto pantallona të shkurtra blu të ndezura të zbukuruara me logon e markës në pjesën e përparme dhe të zbukuruara me një lidhëse të gjatë të verdhë janë padiskutim tërheqëse. Kombinojini ato me një bluzë të bardhë dhe jeni super stil.

4.Atletet e parezistueshme AMIRI

Nuk është aq e rëndësishme nëse duhet investuar në këto super atlete, por në cilën ngjyrë t’i vishni. Ndërsa marka sigurisht që nuk e bën detyrën më të lehtë fansat me bazë në LA ju dëshmojnë se çdo ngjyrë është tunduese.

5.Xhaketa KAPITAL në ngjyrë karamel

Veshja me tegela është një tipar përcaktues i koleksioneve të Kapital. Nuk është për t’u habitur, ata janë bërë shumë të mirë për të tërhequr së bashku pjesë të stilit të lara-lara që ndihen të freskëta dhe bashkëkohore, por me një hijeshi. Kjo xhaketë e stilit të viteve ’80 është një rast i tillë.

6.Xhinset rozë Givenchy

Stili i këtij sezoni janë padiskutim xhinset të ngushta në ngjyrë rozë, nga Givenchy e Matthew M Williams. Me këto pantallona do të dukeni argëtues, të patrembur dhe të përshtatshëm për verën.

7.Kapelja nga STRAY RATS

Të mbroni kokën nga dielli është kthyer në misionin tuaj këto ditë të nxehta dhe përvëluese. Nuk dini çfarë kapele të blini?! Investoni duke blerë një kapele nga Stray Rats dhe do të dukeni super stil.

8.Xhaketa e Rick Owens

Nuk e dimë nëse e dini por xhaketa prej lëkure në ngjyrë të kuqe është “hiti” i kësaj vere. Kë kemi fansa të ngjyrës së kuqe këtu?!

9.Pantallonat e shkurtra me print Gucci

Shtresa e lehtë e mëndafshit dhe nuancat e perëndimit të diellit i bëjnë këto pantallona të shkurtra një trend dhe do dukeni absolutisht mirë nëse e kombinoni me një bluze të zezë. Nuk mendoni edhe ju kështu?!

10. Varëse nga Enfants Riches Déprimés

Ky zinxhir argjendi i pastër, i shton një ‘shënim’ rebel çdo veshjeje.