Design Tech Travel

Po kërkoni të organizoni një festë speciale si në përralla?! Nëndetësja luksoze ju vjen në ndihmë!

Kompania ‘U-Boat Worx’ që merret me prodhimin e nëndetëseve private, ka prezantuar së fundmi modelin e ri. Fjala është për modelin UWEP, përkatësisht ‘Under Water Entertainment Platform’, që është 35 metra e gjatë, 7.62 e gjerë dhe 7 e lartë, kështu kjo nëndetëse mund të përdoret edhe për organizime festash.

Nëndetësja mund të akomodojë deri në 120 pasagjerë, që është relativisht shumë dhe ka bateri me kapacitet 1.2 mWh që është e vendosur në pjesën e poshtme. Bateria ka një qëndrueshmëri prej 18 orëve me vetëm një mbushje, kurse nëndetësja lëviz me shpejtësi prej 5 kilometra në orë në një thellësi prej 200 metrave.

Në raste emergjente aty gjendet edhe sistemi rezervë që mund të aktivizohet sipas nevojës dhe përkrah sistemet kyçe në një periudhë prej 96 orëve, pra deri sa të arrijnë ekipet e shpëtimit. Nëndetësja ka 14 dritare nga 4.6 metra që mysafirëve u mundëson pamje në thellësi të mëdha të detit. Gjithashtu është e pajisur me drita të mëdha. Kur nuk është nën ujë, nëndetësja mund të shërbejë si sallon ku njerëzit mund të shoqërohen dhe argëtohen në rrezet e diellit.

Rikujtojmë ndërkaq, se kompania ”Van Geest Design” ka dizajnuar konceptin e ri të anijes, së inspiruar nga shtëpitë e kohës së Romës së dikurshme. Fjala është për anijen Domus, që sipas gjuhës latine do të thotë “shtëpi”. Dizajnerët zgjodhën kohën e Romës së lashtë, por edhe për shkak të dizajnit antik të njohur për luksin që e ofronin ato shtëpi asokohe.