Food & Drink Gossip Showbiz

Promovon ushqyerje të shëndetshme, Kim Kardashian kapet mat duke konsumuar ‘Fast-Food’!

Ylli I “KUWTK”, Kim Kardashian është super e fiksuar pas fitnesit dhe ndjek një regjim stërvitjeje të rregullt si dhe promovon gjithmonë një ushqyerje të shëndetshme. Ylli 40-vjeçar së fundmi është fotografuar duke thyer rregullat e saj të “arta” teksa po konsumonte një hamburger në “Jack in the Box” në Los Angeles.

Duke humbur shumë kilogramë në dietën Atkins, Kim gjithashtu zbuloi më parë gjithçka në lidhje me kënaqësitë e saj më të mëdha.

Ushqimi i shpejtë është një nga kënaqësitë e mia më të mëdha. Unë konsumoj shumë rrallë, por o Zot i madh e dua aq shumë sa vendos të kënaqem.

Kim Kardashian tërheq gjithmonë vëmendjen me foto provokuese apo lajme të ndryshme rreth saj. Para dy ditësh bukuroshja shpërndau dy foto për fansat e saj në Instagram, ku dukej tepër nostalgjike.

Rikujtojmë, se gjatë një organizimi për promovimin e albumit më të ri, ish-bashkëshorti i Kim-it, Kanye West performoi këngën e tij më të re ‘Welcome to my Life”. Sipas një burimi për ‘The Sun’ që ndodhej aty, ai shpërtheu në lot pasi përfundoi së kënduari.

Është një këngë shumë e thellë dhe e trishtë për Kanye-n, pasi reflekton martesën e tij me Kim. Ai flet për fëmijët dhe se si ajo i mori gjithçka. Pasi këndoi këngë, ai ndaloi për dy minuta dhe qau. Ishte shumë prekëse.

Ndërkaq, Kim ka folur si rrallëherë për problemet që i ka shkaktuar periudha e pandemisë. Kim ka folur për rikuperimin pas vjedhjes së shtëpisë në Paris, gjë të cilën e ka konsideruar edhe më herët si një nga gjërat më të frikshme që i ka ndodhur.