BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Gossip Showbiz

Po lind një dashuri e re në shtëpinë e BBV?! Nita flet për Bledin: “Dashurohesh me mendimet e dikujt, mënyrën si flet…”

Fenomeni më i diskutuar momentalisht është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 dhe hyrjet e reja po përfliten kudo në rrjet, duke u kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre.

Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

Sot po zhvillohet “Big Brother Radio”, një partneritet mes BBV dhe Top Albania Radio. Banorët po diskutojnë tema të ndryshme të cilat i prekin, nga dashuritë, flirtet, ngacmimet e deri te debatet e forta. Por veç debateve, ka patur edhe raporte të afërta mes banorëve, ku i tillë ka qenë edhe ai mes Bledit dhe Nitës. Ja si është shprehur Nita vetëm pak minuta më parë në BBV Radio.

Bledi ka qenë një nga personat që jemi përputhur në disa mendime. Disa mendime tona janë të ngjashme sa i përket lojës, më ka impresioniuar mënyra si i ka përfshirë të gjitha në disa biseda, më ka përfshirë dhe mua. E kam vlerësuar për këtë fakt, nuk e bllokoj veten të mos kem pëlqim për ditë këtu në shtëpi. Personaliteti i tij në shtëpi më pëlqen. U ndjeva mirë sepse një person që të pëlqen si personalitet, hap mundësitë e tua për të njohur atë person. Unë jam në atë fazë. Jemi në atë pikën që dashurohesh me mendimet e dikujt, mënyrën si flet…