Showbiz

Princ Leka zbulon detaje rreth të voglës Geraldinë!

Më 22 tetor, Elia Zaharia dhe Princ Leka u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin e stërgjyshes, Geraldinë. Para pak ditësh me rastin e Krishtlindjes, çifti mbretëror, vendosën të prezantojnë për herë të parë vajzën e tyre. Ata publikuan disa foto në të cilat shiheshin duke pozuar përkrah një peme të zbukururar me vogëlushen në krahë. Ndërkohë, Princ Leka ka dhënë së fundmi një intervistë për një revistë franceze, në të cilën ka folur më shumë për vogëlushen Geraldinë.

Ai ka treguar se me Elian kanë ndjekur traditën shqiptare, sipas së cilës nëna dhe bebi qëndrojnë disi të izoluar në 40 ditët e para pas lindjes dhe më pas takohen me të afërmit, por Leka është shprehur se tashmë familjarët janë njohur me vogëlushen.

Është një fëmijë i qetë, ushqehet mirë dhe na dhuron shumë shpesh buzëqeshje të bukura. Mezi po i presim qeshjet e saj të para.

Ai ka treguar se e vogla ka marrë shumë dhurata për festa, mes tyre edhe një pjesë muzikore për piano, kompozuar nga një muzikant spanjoll. Princ Leka ka zbuluar se Geraldinë ka krijuar një lidhje shumë të ngushtë me mami Elian dhe se ia njeh tashmë zërin.