Celebrities Gossip Showbiz

“Prisni derisa të jeni gati…”/Aktorja Rebel Wilson tregon se e ka humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare!

Aktorja e njohur australiane Rebel Wilson së fundmi bëri një rrëfim personal duke thënë se e humbi virgjërinë në moshën 35-vjeçare. Ajo shpreson se duke ndarë historinë e saj, mund të dërgojë një mesazh pozitiv për vajzat që të mos nxitohen në përvoja të tilla.

Aktorja shtoi se:

Prisni derisa të jeni gati ose prisni derisa të bëheni pak më të pjekura. Padyshim që nuk duhet të prisni derisa të jeni në të tridhjetat si unë, por nuk duhet të ndjeni presion sa jeni të rinj.

Wilson gjithashtu reflekton mbi përvojën e saj si adoleshente, duke pranuar se ndihej në siklet dhe e shmangte sa më shumë temën e virgjërisë. Aktorja theksoi se secili ka kohën e tij dhe nuk duhet të ndihet nën presion për t’u përshtatur me pritjet e shoqërisë.

Wilson theksojmë se ka pësuar transformime spektakolare të pamjes, kryesisht për shkak të humbjes së peshës. Aktorja australiane humbi 35 kilogramë në vitin 2020. Së fundmi 43 vjeçarja tregoi përmes Instagramit se kishte shtuar 14 kilogramë.

Për shkak të stresit, sepse kam punuar shumë, kam shtuar 14 kilogramë! Më bën të ndihem e sëmurë… E di që nuk duhet, por ndihem keq. Jam shumë krenare për punën time në filmat e rinj dhe librin tim autobiografik. Por ngarkesa ishte shumë e madhe dhe humba nga sytë stilin e jetesës së shëndetshme.

Rebel Wilson u pa në plazh me të fejuarën e saj, Ramona Agruma. Aktorja dha së fundmi një intervistë për “The Hollywood Reporter”, ku u shpreh se si jeta dhe preferencat e saj seksuale morën një kthesë pasi u shfaq në ekran me një grua.