Celebrities Gossip Showbiz

Pritjes i erdhi fundi, Don Xhoni më në fund finalizon surprizën e madhe për ndjekësit e tij!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

E projekti më i fundit në fakt padyshim që do ia mbushi zemrën plot të gjithë fansave të tij të zjarrtë. Reperi i hitit ‘Katile’ vetëm para pak minutash zbuloi se do të publikojë EP-në e tij të parë (mini- album). Me anë të një postimi në Instagram Don Xhoni ka bërë një lajmërim për albumin e tij të ri, ku shkruan:

Pritjes i erdhi fundi! Jam shumë i lumtur sot me ja u prezantu EP-në time të parë që e kam qujtur “SHAH MAT” për arsye që e dini ju who run this game!

4 këngë, 4 klipe, nuk dua t’ju zbuloj më shumë veç t’ju shoh të ENJTEN më 15 DHJETOR, prej orës 21:00 deri në ora 24:00 në pritje të projekteve që kanë për tu publikuar çdo orë në këtë interval.

Ju do BOKI edhe më 15 DHJETOR ju uroj zyrtarisht festat e fundvitit bashkë me këtë super dhuratë!

https://www.instagram.com/p/CmCeKI0sriv/?utm_source=ig_web_copy_link

 

Kohëve të fundit Don Xhoni dhe Era Istrefi kanë trazuar rrjetin me postimet e tyre në rrjete sociale. Dueti i dyshes titullohet “Hala” dhe është publikuar 1 muaj më parë, bashkëpunim ky që e ka treguar suksesin që në fillim e deri më tani kënga ka kaluar 30 milionë klikime, e pritshme kjo nga dy artistë shumë të pëlqyer nga publiku. Një bashkëpunim të cilin Don Xhoni e cilëson si më të mirin mund të themi se është ende një nga këngët më të dëgjuara të momentit dhe e sigurt se klikimet e saj do të vazhdojnë të rriten, duke thyer ende rekorde.