Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Pse Georgina Rodriguez arriti të tërhiqte vëmendjen e të gjithë të pranishmëve në Festivalin e Filmit në Venecia?!

Georgina Rodriguez mahnit të gjithë pjesëmarrësit në Festivalin e Filmit në Venecia me një fustan të kuq madhështor. Modelja është gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe shikohet me lupë në çdo dalje të saj publike. Sigurisht që nuk mund të shpëtonte dhe këtë herë duke u bërë titulli kryesor i çdo lajmi në mediat online të njohura në qytetin italian dhe jo vetëm…

Partnerja e Cristiano Ronaldo-s, ka shkëlqyer me një fustan të gjatë të kuq, i cili shoqërohej me mëngë të thjeshta të bardha. Gjithashtu flokët me onde karakteristikë e saj së bashku me bizhuteritë e veçanta krijuan një pamje unike. Ajo që ra në sy edhe më shumë ishin këpucët e zgjedhura për këtë rast nga modelja. Një palë çizme të gjata lëkure në ngjyrë të zezë, të cilat e bënin veshjen të dukej akoma dhe më e veçantë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Me atë pamje modelja e njohur, na risolli në kujtesë personazhin e filmit klasik ‘Pretty Woman’. Personazhi i luajtur nga Julia Robberts, mban veshur një fustan shumë të ngjashëm gjatë kohës që është në shoqërinë e Richard Gere.

Pjesëmarrja e saj në Festivalin e Filmit në Venecia ishte krejt e papritur duke qenë që ajo është larguar nga Europa për në Arabinë Saudite.

Rikujtojmë se modelja bukuroshe ka arritur që edhe pas shpërnguljes së saj në Arabinë Saudite me partnerin e saj, futbollistin e njohur Cristisno Ronaldo dhe me fëmijët të marrë një vëmendje shumë të madhe. Kur flasim për vëmendje theksojmë jo vetëm angazhimin e saj që vazhdon të jetë i njëjtë në botën e kinematografisë por edhe për mënyrën e jetesës. Nëse jeni kuriozë që të zbuloni se çfarë bën modelja në kohën e saj të lirë apo edhe si arrin t’i menaxhojë të gjitha punët e saj  duke qenë që është edhe një mama mjaft e përkushtuar mjafton të klikoni këtu.