Celebrities Gossip

Publikohet fotoja e parë e Elon Musk me binjakët e tij!

Është publikuar për herë të parë një foto e Elon Musk me Shivon Zilis dhe binjakët që erdhën në jetë gati dy vjet më parë. Little Strider dhe Azur lindën në nëntor 2021, disa javë para se Musk dhe muzikantja me emrin skenik Grimes, të kishin fëmijën e tyre të dytë përmes një surrogate.

Fotoja e rrallë u shpërnda përmes Twitter nga autori i biografisë së ardhshme të Musk, Walter Isaacson. Fotoja me CEO-n e Tesla, Zilis dhe dy fëmijët e tyre daton kur foshnjat ishin 16 muajshe në atë kohë, në X (ish-Twitter).

Zilis u takua me Musk përmes OpenAI, një organizatë jofitimprurëse e kërkimit dhe zhvillimit të AI që Musk e themeloi në vitin 2015. Jeta personale e shumëpërfolur e Elon Musk përfshin tre martesa dhe tre divorce, dy prej të cilave janë nga e njëjta grua.

Ai ka shtatë fëmijë nga dy lidhje të gjata. Bashkë me binjakët që ka me Zilisin, ai ka gjithsej 9 fëmijë. Rikujtojmë se, Elon Musk ka folur së fundmi për ndarjen nga i biri, që është tashmë femër transgjinore duke e quajtur atë “komuniste” të bërë të tillë nga shkolla private ekskluzive që ka ndjekur. Fëmija 19-vjecar i Musk i lindur me emrin Xavier Musk, ka ndryshuar gjininë në femër Vivian Jenna Wilson, dhe në dokumentet ligjore thotë se nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje me milionerin e Tesla.