Botë e Çuditshme Gossip

Publikohet menuja 112 vjeçare e Titanikut!

Një faqe e njohur në X me emrin Fascinating ka publikuar menunë e shërbyer në bordin e Titanikut, gjë që ka ngjallur reagime të shumta në rrjet. Fascinating ka ndarë me përdoruesit e rrjeteve sociale fotografi të menusë për pasagjerët e klasit të parë dhe të tretë të Titanikut.

Sipas imazheve, menuja e klasit të parë përfshinte ushqime nga më të ndryshmet si mish viçi, patate të skuqura, karkaleca, proshutë, domate e djath dhe njihej si “RMS Titanic”. Ndërsa ajo e klasit të tretë përfshinte proshutë, vezë, bukë dhe gjalpë të freskët, çaj, kafe, patate të ziera dhe fruta.

“Menyja e klasit të parë të Titanikut kundër asaj të klasit të tretë, 14 prill 1912”,-thuhet në mbishkrimin e postimit. Rikujtojmë se Titaniku u fundos në ujërat e ftohta të Atlantikut të Veriut natën e 15 prillit të vitit 1912 pas përplasjes me një ajsberg. Thuhet se fundosja e tij ka dërguar në vdekjen e 1,500 pasagjerëve.

Filmi “Titanik” i James Cameron është padyshim filmi më i shtrenjtë i realizuar ndonjëherë. Regjisori zbuloi së fundmi vendimin e thjeshtë që mori gjatë xhirimeve të skenave të filmit. Ai tha se:

Ne punësuam vetëm aktorë shtatshkurtër, në mënyrë që seti i skenave të dukej më i madh. Kushdo që ishte mbi 1.72 centimetra, ne nuk e morëm në film duke kursyer gati një million dollar.

Së fundmi dera e filmit legjendar doli në ankand në Shtetet e Bashkuara dhe është bërë e ditur se është shitur për 1 milion dollarë. Kjo është pikërisht dera në të cilën “Rose” (Kate Winslet) u shpëtua pasi anija u mbyt. Dimensionet e derës janë 2.44 metra e gjatë dhe 1.04 metra e gjerë.

Ndërkaq, artefaktet e filmit të shitura në ankand përfshinin kamxhikun e Harrison Ford nga ‘Indiana Jones’ i vitit 1984 dhe ‘Temple of Doom’, sëpatën e përdorur nga Jack Nicholson në filmin e viteve 1980 ‘The Shining’ dhe më së shumti, copën e drurit nga paneli i Titanikut ku Leonardo DiCaprio dhe Kate Ëinslet u varën në skenën e fundit të Titanikut 1997.