Gossip

E humbi “Titanic”-un për një ‘Jo’? Zbulohet pse Matthew McConaughey nuk mori rolin e Jack Dawson!

Matthew McConaughey ka sqaruar më në fund arsyen pse nuk mori rolin legjendar të Jack Dawson në filmin “Titanic”, rol që e bëri Leonardo DiCaprion një nga aktorët më të njohur në botë.

Gjatë një interviste në podcastin “The Bright Side” nga Hello Sunshine, aktori 55-vjeçar tha se refuzimi nuk kishte të bënte fare me theksin e tij, siç ishte përfolur prej vitesh.

Ai është thjesht një thashethem. Nuk ka pasur asnjëherë ndonjë diskutim për theksin apo ndonjë gjë të tillë. Thjesht nuk e mora rolin

– shpjegoi McConaughey me qetësi.

Megjithatë, një version tjetër i historisë zbulohet në librin e ardhshëm të kujtimeve të producentit të ndjerë të filmit, Jon Landau.

Sipas tij, aktori nga Teksasi humbi mundësinë për shkak të këmbënguljes për të mos ndryshuar theksin e tij jugor gjatë provave.

Landau shkruan se regjisori James Cameron i kishte kërkuar McConaughey-t të provonte skenën me një theks ndryshe, por ai ishte përgjigjur:

Jo, kjo ishte mirë. Faleminderit.

Pas kësaj, Cameron vendosi të mos e përfshinte në projekt.

Pavarësisht gjithçkaje, McConaughey është shprehur më herët se nuk ka asnjë pendesë për këtë humbje — pasi roli e gjeti DiCaprion, dhe “gjithçka ndodhi ashtu siç duhej”.