Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.
Romeo është finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother Albania VIP 3. Atij iu komunikua që ishte i eliminuari nga televotimi me Heidin, teksa të vërtetën e mësoi vetëm në studio.
Sa i përket Heidit, banorja do të jetë në televotim të vazhdueshëm për të dalë deri në finale.