Bota Tech

Punonjësit po zëvendësohen me robotë, por këto pozicione nuk janë të rrezikuara…

Disa ekspertë thonë se me përhapjen e inteligjencës artificiale kërcënimi ndaj njerëzve për zëvendësimin në punë po rritet. Disa robotë kanë zëvendësuar disa punonjës në punët e tyre. Sipas një raporti të marsit 2023, nga Goldman Sachs, u vlerësua se AI që është i aftë për gjenerimin e përmbajtjeve, mund të bënte një të katërtën e të gjithë punës së bërë aktualisht nga njerëzit. Martin Ford, autor i ‘Rule of the Robots’, shprehet se:

Raporti vë në dukje se në të gjithë Bashkimin Evropian dhe SHBA, 300 milionë vende pune mund të humbasin për shkak të automatizimit dhe kjo mund të jetë e tmerrshme. Nuk është vetëm se kjo do t’u ndodhte individëve, por mund të jetë mjaft sistematike. Mund t’u ndodhë shumë njerëzve, në mënyrë të papritur, potencialisht të gjithëve në të njëjtën kohë. Dhe kjo ka implikime jo vetëm për ata individë, por për të gjithë ekonominë.

Por, fatmirësisht në lidhje më AI, nuk ka vetëm lajme të këqija. Ekspertët paralajmërojnë se ka ende gjëra që AI nuk është në gjendje t’i zëvendësojë. Ajo nuk mund të zëvendësojë detyra që përfshijnë cilësi të dukshme njerëzore, si inteligjenca emocionale dhe të menduarit. Dhe kalimi në role që përqendrojnë ato aftësi mund të ndihmojë në zvogëlimin e mundësive për t’u zëvendësuar. Ford shton:

Punët që kërkojnë marrëdhënie të sofistikuara ndërpersonale, infermierët, konsulentët e biznesit dhe gazetarët investigativ, të cilët janë punë që kërkojnë një veprim shumë të thellë të njerëzve, sërish janë vende pune që nuk rrezikohen nga inteligjenca artificial.