Bota Tech

Parashikimi i Stephen Hawking: “Inteligjenca artificiale mund t’i japë fund racës njerëzore”!

Stephen Hawking studioi gjatë gjithë jetës së tij të paarritshmen, ligjet që qeverisin universin. Sipas të ndjerit hapësira dhe koha kanë një fillim dhe një fund në Big Bang dhe vrimat e zeza, përkatësisht. Ky njeri, në lidhje me inteligjencën artificiale, pati deklaruar prerë se:

Ajo mund t’i japë fund racës njerëzore.

“Short answers to big questions” quhet libri që doli në dritë disa muaj pas vdekjes së tij, në vitin 2018. Shkencëtari hartoi një listë çështjesh, nga evolucioni teknologjik deri te krijimi i universit. Në mes tyre ishte edhe inteligjenca artificiale, në kohën kur debati për rrezikun e saj ishte ende larg. Stephen pati thënë se:

Ne mund të përballemi me një shpërthim inteligjence që përfundimisht rezulton në makineri, inteligjenca e të cilave e kalon tonën me më shumë sesa e jona inteligjencën e kërmijve.

Këto fjalë marrin edhe më shumë kuptim kur kombinohen me deklaratat që ai dha në një intervistë për BBC, në vitin 2014, kur nuk ngurroi të thotë se:

Zhvillimi i një Inteligjence Artificiale të plotë mund të nënkuptojë fundin e racës njerëzore.

Rikujtojmë, se mijëra skenaristë dhe tekstshkrues televiziv të Hollywood-it nisën një grevë pas dështimit të bisedimeve për pagat dhe kushtet me studiot e mëdha. Kjo rrezikon seriozisht vënien në skenë të spektakleve, filmave dhe programeve të tjera, shumë të dashura për publikun.

Greva e sindikatës “Writers Guild of America”, e para në 15 vitet e fundit, përfshiu mbi 9 mijë skenaristë dhe tekstshkrues që do të lënë vendin e punës në shenjë proteste. Efektin e menjëhershëm do ta përjetojnë spektaklet e mbrëmjes, që do të mbyllen të parat, ndërsa vonesa do të ketë edhe në publikimin e filmave dhe serialeve.