Celebrities Health & Beauty Lifestyle

Qëndron me orë të tëra mbi taka të larta, ja sekreti i Kate Middleton!

Takat mund të jenë të parehatshme, por Kate Middleton di si t’i bëjë ato të funksionojnë. Princesha e Uellsit, e cila është shpesh në këmbë për orë të tëra gjatë angazhimeve mbretërore, thuhet se përdor të paktën dy metoda për të qëndruar gjithmonë rehat.

Ekspertja e bon ton, Myka Meier, themeluesja e “Beaumont Etiquette”, ka treguar së fundmi për produktet specifike që Kate thuhet se përdor. Kate Middleton është fotografuar e veshur me geta që nuk rrëshqasin.

Për të parandaluar rrëshqitjen nga thembra, Meier tha se Kate vesh geta që nuk rrëshqasin nga John Lewis, një dyqan në Mbretërinë e Bashkuar. Çorapet e tejdukshme shiten me pakicë për rreth 7 dollarë dhe përmbajnë shirita xhel në pjesën e poshtme të këmbës.

Thuhet se Princesha e Uellsit përdor edhe shtrojë lëkure. Duke folur më parë me mediat e huaja, Meier gjithashtu vuri në dukje se Kate ka qenë e njohur për veshjen e shtrojave Alice Bow të krijuara nga stilistja britanike Rachel Bowditch.

Sipas faqes së internetit të Alice Bow, shtojca prej lëkure të rrëshqitshme, të cilat shiten me pakicë për rreth 23 dollarë në SHBA, janë projektuar për të mbrojtur këmbët tuaja, në mënyrë që të mund të vishni të qetë çdo lloj këpucësh, duke përfshirë takat e larta, për orë të tëra.

Në vitin 2015, një burim i paidentifikuar i tha korrespondentes mbretërore të “Vanity Fair” Katie Nicholl se Kate kishte porositur disa pako të shtrojave Alice Bow. Burimi në atë kohë u spreh se:

Ajo mendon se janë të shkëlqyera.

Kate Middleton është një nga anëtarët më të dashur të familjes mbretërore dhe mediave. Middleton është nëna e tre anëtarëve mbretërorë që kanë një linjë të drejtpërdrejtë të trashëgimisë në fronin e Mbretërisë së Bashkuar.

Ajo është gruaja e Princit William, i pari në radhë për të pasuar babanë e tij si mbret i Mbretërisë së Bashkuar. Kate Middleton është Dukesha e Kembrixhit dhe ka të ngjarë të bëhet mbretëreshë e Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë, Middleton nuk ka lindur në një familje mbrtërore. Ajo ishte pjesë e jetës civile të Mbretërisë së Bashkuar. Çfarë bëri ajo para se të bëhej pjesë e familjes mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar? Zbulojeni në këtë link.